
Nderim Nexhipi është drejtori sportiv i Kukësit. Në një lidhje me “Fan Zone”, drejtori zbulon se Limaj do të kthehet në fund të muajit në Shqipëri. Gjithahtu Nexhepi foli edhe për të ardhmen e sulmuesit Shkurtaj.
Rifillimi i sezonit? “Të gjithë jemi në pritje të Qeverisë pasi të gjitha ekipet po stërviten. Edhe skuadra jonë po vijon stërvitjen në Elbasan. E kam thekësuar disa herë që koha është e shkurtër, por shpresojmë që të fillojmë sa më shpejt. Është e trishtë që të shikosh stadiumet bosh, por më mirë të fillojmë”.
Titulli? “Deri sa matemika do të na lejoj ne do të tentojmë deri në fund për titullin. Ne do të luftojmë dhe të fitojmë ndeshjet tona pa parë Tiranën. Limaj? Do të kthehet në datën 30 maj në Shqipëri dhe do të qendrojë në karantinë para se të bashkohet me ekipi në stërvitjen”.
Kontratat me lojtarët? “Shkurtaj ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit. Pjesa tjetër do të qendrojë në skuadër dhe ne do të përfitojmë nga shitjet e tyre”.
Marrëdhënia me Gjicin? “Të gjithë e njohin Gjicin dhe unë kam një 2 vite e ca që punoj me të. Kukësi ma mundësi që të punoja si drejtor dhe jam përshtatur me mjedisin ku jam. Presidenti është i gatshëm për intervista dhe për batutat që bën.
Kam luajtur me Hertha Berlin që në moshën 17 vjeçare dhe isha gati të bëhesha lojtari më i ri që debuton në Bundesligë. Një dëmtim i rëndë në ligamentin e gjurit më pengoi të luaja”.