
Sabien Lilaj ka shënuar mbrëmjen e djeshme golin e parë për korçarët, duke i çuar në avantazh në minutën e 50-të, gol i cili ngriti peshë stadiumin, pasi siguroi kalimin në fazën e tretë të Europa League-s.
Në një foto që ka postuar mesfushori i korçarëve pas fitores ndaj Kazakëve, nuk ka munguar komentet e shumta që e kanë uruar lojtarin për golin dhe fitoren e ekipit. Një ndër komentet e veçanta ka qenë ajo e një tifozi korçar, i cili e ka krahasuar mesfushorin me arushën, si për ti treguar që lojtari në këtë ndeshje ka qenë mjaft i fuqishëm, ai ka komentuar: "Bravo arusha".
Kujtojmë, që fitorja 2-0 mbrëmjen e djeshme ndaj kazakëve ka kualifikuar Skënderbeun në turin e tretë të Europa League-s.
[gallery columns="1" size="full" ids="128818"]