Nations League do të vijojë përballjet e radhës për të përzgjedhur krerët e 4 grupeve të Ligës A. Përballja që spikat në mbrëmjen e sotme është ajo mes Holandës dhe Belgjikës në orën 20:45. Emocionuese janë dhe dy sfidat e tjera të Koracisë dhe Danimarkës që do të ndeshen me Austrinë dhe Francën për të përcaktuar kryesuesin në grupin 1.
Gjithashtu përballje do të kenë dhe në Ligën C e D. Në Ligën C janë përcaktuar 4 ekipet që do të vijojnë në fazën tjetër dhe kanë siguruar ngjitjne në një kategori më lart. Turqia, Greqia, Kazakistani dhe Gjeorgjia janë ekipet e kualifikuara.
Në Ligën D Letonia do të përballet me Andorrën ku vendasve do t’u mjaftoj një pikë për të ruajtur kryesimin pasi ndiqet me 2 pikë më pak nga Moldavia që përballet me Litenshteinin.