Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Presidenti i Besiktas i “çmendur” pas Kristjan Asllanit, DEKLARATA e fundit “shuan” dilemat

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Besiktas i “çmendur” pas Kristjan Asllanit,
Presidenti i Besiktas, Serdar Adali - Kristjan Asllani

Presidenti i Besiktas, Serdar Adali ka folur së fundmi edhe për Kristjan Asllanin. Kreu i klubit nga Stambolli është shprehur optimist, se do ta mbajnë shqiptarin në ekip, pasi ka besim se ai do të luajë mirë.

“Ne nënshkruam me Kristjan Asllanin në formë huazimi gjashtë mujor, por besoj se ai do të luajë mirë këtu dhe do të qëndrojë me ne. Që nga dita që erdhi, ai ka treguar përshtatje të shkëlqyer me frymën dhe emocionet e Besiktas. Ne e quajmë Asllani, por sipas mendimit tim, ai është një shqiponjë e vërtetë”, tha presidenti i Besiktas.

Kujtojmë se mesfushori i Kombëtares shqiptare është në huazim nga Inter te Besiktas. Ndërkohë që klubi i Superligës turke ka opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit.

Poll

Lexo gjithashtu