Lionel Messi
Lionel Messi ka alarmuar Inter Miamin dhe Argjentinën. “Pleshti” është dëmtuar vetëm 10 ditë para startit të sezonit të ri të MLS.
Ka qenë vetë klubi amerikan që nëpërmjet një deklarate ka bërë të ditur mungesën e ish-it të Barçës. Inter Miami shkruan se Messi ka munguar në seancat stëvitore për shkak të një problemi muskulor.
Sulmuesi është dëmtuar në ndeshjen miqësore që skuadra amerikane zhvilloi ndaj në Ekuador kundër Barcellona SC. Nuk dihet ende se sa do të jetë koha e rikuperimit dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të.
Padiksutim që aktivizimi i tij për ndeshjen e parë në kampionat mbetet në dyshim, ndërsa në “pikëpytje” vihet edhe gjendja e tij para ndeshjeve me Argjentinën.
Poll
