Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ Dhomat e hotelit kthehen në “fole dashurie”, klubi i yllit të Shqipërisë nis PEZULLIMET

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Dhomat e hotelit kthehen në “fole dashurie”, klubi i
Nedim Bajrami

Glasgow Rangers është përfshirë në një situatë problematike, sipas mediave britanike. Teksa kujtojmë se në ekipin skocez aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Dyshimet lidhen me keqpërdorimin e dhomave të hoteleve të rezervuara për arsye mjekësore gjatë udhëtimeve në Angli.

Dhoma që ishin planifikuar për seanca fizioterapie dyshohet se janë përdorur për takime private nga disa lojtarë. Rasti doli në dritë pas një ankese të bërë nga bashkëshortja e një futbollisti, çka çoi në pezullimin e një anëtari të stafit mjekësor.

Ende nuk dihet numri i lojtarëve të përfshirë apo sa kohë ka zgjatur kjo praktikë. Mediat raportojnë për pakënaqësi në ambientet e klubit, pasi masat disiplinore kanë prekur stafin, ndërsa lojtarët nuk janë ndëshkuar.

Poll

Lexo gjithashtu