Thomas Tuchel do të vazhdojë qëndrimin e tij në Angli. Federata Angleze e Futbollit ka bërë me dije se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për zgjatjen e bashkëpunimit.
Rezultatet pozitive në krye të "Tre Luanëve" ka bindur drejtuesit. Anglia nuk pësoi asnjë gol në këtë sezon, teksa shënoi 20 gola dhe tani është renditur në pesëshen e kombëtareve më të mira në botë.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje është bërë disa orë para hedhjes së shortit të Nations League. Siç dihet në Bruksel do të hidhet shorti i këtijj turneu, ku goglat do të thonë fjalën e tyre në orën 18:00.
Rinovimi i kontratës mes trajnerit gjerman dhe drejtuesve të Anglisë bëhet deri në vitin 2028. Siç dihet kontrata aktuale e Tuchel i përfundonte pas Kupës së Botës 2026.
