Rey Manaj
Rey Manaj gjatë merkatos u rikthye te Sivasspor dhe duket se aventura e tij e dytë te ekipi turk ka nisur siç pritej. Në ndeshjen e dytë në Ligën e parë turke ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.
Jo 1 herë, por 2 herë, duke shënuar kështu dopietën e parë pas rikthimit. Një dygolësh që padiskutim i dhuruar 1 pikë skuadrës në barazimin 3-3 me Vanspor FK.
Paraqitja e tij ishte mjaft pozitive, teksa tashmë ka marrë edhe shpërblimin e parë pas rikthimit. Sulmuesi lushnjarë është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 25-të të Ligës së parë turke. Nga ‘SoffaScore’ është vlerësuar gjithashtu me notën 9.6, ku vetëm 1 lojtar është vlerësuar më shumë se shqiptari.
Poll
