Rikthimi pas 30 viteve në Europian i Irlandës së Veriut nuk është bërë në mënyrën më të mirë, por janë kthyer me humbje. Goli i Milik në minutën e 51 i jep tri pikët e para në grup Polonisë, e cila e zotëroi këtë takim nga minuta e parë deri tek e fundit. Fitore e merituar e skuadrës së Levandovskit & Co., e cila u jep siguri për vazhdimësinë në Europian.

Poloni – Irlanda e Veriut
Formacionet
Polonia: Szczęsny, Pazdan, Jędrzejczyk, Mączyński (Jodlowiec 78′), Milik, Levandovski, Krychoviak, Glik, Błaszczykovski (Grosicki 80′), Piszczek, Kapustka. Trajner: Adam Navalka
Skema: 4-4-2
Irlanda e Veriut: McGovern, C. McLaughlin, Ferguson (Washington 66′), McAuley, J. Evans, Baird (Ward 76′) , S. Davis, K. Lafferty, Norud, McNair (Dallas 46′), Cathcart. Trajner: Michael O’Neill
Skema: 4-5-1
Gjyqtarë: O.Haţegan, O.Șovre, S.Gheorghe (Rumani)
Kartonë të verdhë: Kaputska 65′ / Cathcart 69′, Piszczek 89′
Stadiumi: “Stade de Nice”

Pjesa e parë – Polonia dhe Irlanda e Veriut kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë, por potencialisht dhe financiarisht polakët janë më të fortë se irlandezoveriorët. Kjo vihet re qartësisht edhe në fushën e lojës, ku të udhëhequr nga Levandovski, polakët krijojnë raste të njëpasnjëshme dhe dalin më shpesh përpara portës. Në minutën e 31 Milik i drithëron të gjithë, del i vetëm përpara portierit McGovern, por gjuan jashtë. Sa iu përket rasteve për shënim, deri në minutën e 35 Polonia regjistron 8 raste, kundrejt 0 të Irlandës së Veriut. Megjithatë, më i rëndësishmi, rezultati, mbetet ende i pandryshuar.
https://www.youtube.com/watch?v=lJU6BLDg7vc
Pjesa e dytë – Irlanda e Veriut mbrohet mirë edhe me fillimin e pjesës së dytë, por dorëzohet në minutën e 51, ku Blazhikovski jep një asist për Milik, i cili këtë herë nuk fal dhe e dërgon sferën në rrjetë, duke çuar peshë të gjithë tifozët polak në stadiumin e Nicës. Reagimi i Irlandës së Veriut është mjaft i dobët edhe pas pësimit të golit, ndërsa polakët nuk ndalen, duke kërkuar që të regjistrojnë golin e dytë. Në minutën e 69 Blazhikovski lëshon një gjuajtje të fortë drejt kuadratit, por pa arritur që të gjejë rrjetën. Vetëm në minutën e 76 irlandezoveriorët shijojnë një gjuajtje në portë. Është Lafferty që gjuan drejt portës, por pa mundur të shënojë. Deri në përfundim Polonia ruan ritmin, ndërsa e mbyll ndeshjen me fitore, duke siguruar tri pikët e para në grup.