Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Legjionarët në Europë, të tjerë kuqezinj zbresin në fushë me klubet e tyre

Shkruar nga NEWSPORT
Legjionarët në Europë, të tjerë kuqezinj zbresin

Nëse dje zbritën në fushë me skuadrat e tyre, Balaj, Roshi, Hyka, Mavraj, Arbashi e Kaçe, sot është radha e të tjerë lojtarëve të Kombëtares për të luajtur me klubet e tyre.

Në orën 15:00, Atalanta e Etrit Berishës do të presë në shtëpi Torinon e Ajetit. Por, as portieri e as mbrojtësi kuqezi nuk do të jenë titullarë, madje Ajeti nuk është i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Por as Berisha nuk do të jetë që nga minuta e parë, ndonëse u largua nga Lacio pikërisht për shkak të minutazhit të pakët.

Po në orën 15:00, Zyrihu i Armando Sadikut do të luajë në fushën e vet kundër FC Kiaso. Por, edhe sulmuesi elbasanas pritet të mos jetë prezent për këtë përballje, pasi nuk ka zhvilluar stërvitje me ekipin e tij për shkak të prezencës së zgjatur në Shqipëri pasi mori pjesë në ceremoninë e martesës së motrës së tij.

Në 17:00 do të luajnë të tjerë futbollistë të Kombëtares, edhe pse këtu përfshihen edhe ata të Shpresave kuqezi. Në Francë, Emir Lenjani do të luajë për Renë kundër Kaen. Në Kroaci, Lokomotiva e Zagrebit do të udhëtojë drejt fushës së Slaven Belupo. Me Lokomotivën së fundmi do të aktivizohet edhe Amir Rrahmani, mbrojtësi që zgjodhi Kosovën dhe që është huazuar nga Dinamo Zagreb. Grezda dhe Çekiçi do të jenë shokët e tij të skuadrës me Lokomotivën.

Në 20:45, Rei Manaj dhe Ledian Memushaj do të përballen me Interin. Skuadra e Peskarës ku aktivizohen dy lojtarët kuqezi do të presin zikaltërit, ndërsa për sulmuesin lushnjar, kjo do të jetë një përballje interesante, pasi luan kundër skuadrës që e ka huazuar te Peskara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga