Ditën e djeshme, kryeqyteti u zgjua me lajmin e hidhur teksa bëhej me dije që ishte ndarë nga jeta legjenda e klubit të Tiranës, Perikli Dhale. I ndjeri nuk arriti të fitonte betejën e vështirë me sëmundjen.
Pas këtij lajmi tragjik, sot është mjeku i tij, Petrit Vargu i cili ka "shpërthyer" ndaj FSHF-së dhe klubit bardheblu. Sipas tij, ikona e skuadrës së Tiranës, "Pere" siç e quan ai duhej të ishte nderuar nga "qeveria" e futbollit shqiptar, por edhe nga drejtuesit e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.
Shkrimi origjinal i mjekut që diagnostifikoi sëmundjen e Dhales:
Dy dite me pare humba mikun dhe pacientin tim te dashur,Perikli Dhales.Ishte e vetmja beteje qe humbem,pasi fitorja eshte e pamundur ne mjekesine e sotme,megjithe diagnostikimin e menjehershem qe i beme.
Ajo qe me beri pershtypje ishte indiferenca e federates se futbollit ,per ta nderuar ashtu sic e meritonte. Indiferenca e bashkise qe ta nderonte kampionin e qytetit tone. Dhe mbi te gjitha,indiferenca e klubit teTirones per te nderuar kampionin e madh te tyre,duke harruar qe nepermjet Peres nderojne veten e tyre.
Dje Tirona ,moralisht ka rene ne kategori te katert. Ndersa ne si popull tregojme qe i meritojme plotesisht bastardet qe na drejtojne. Boll te kujtoni se cfare beri Kosova pak dite me pare per nje lojtar te nivelit te tij. Gezuar Bajramin miqte e mi.....!
