Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Legjenda e Milanit “rikthen” mesfushorin shqiptar në Serie C

Shkruar nga NEWSPORT

Elvis Kabashi, mesfushori shqiptar që aktualisht aktivizohet tek ekipi i Reggiana në Serie B, është drejt largimit nga këta të fundit.

Klubi që ka për trajner Alessandro Nestan, legjendën e Italisë dhe Milanit, nuk e duan më në ekip Kabashin. Tekniku Nesta ka kërkuar largimin e mesfushorit 29-vjeçar që e ndihmoi Reggianan të ngjitej nga Serie C në atë B. Shqiptari në 31 ndeshje të luajtura, shënoi 5 gola dhe asistoi 5 herë për shokët e ekipit.

Pas vetëm një sezoni në Emilia dhe me një paraqitje mjaft të mirë, shqiptari mund t’i thotë lamtumirë klubit të Reggianas pasi nuk është në planet e tyre.

Me shumë mundësi Kabashi do të rikthehet në Serie C, pasi janë disa klube nga kjo kategori që kanë interes për shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Kujtojmë që më parë Elvis Kabashi ka qenë pjesë e ekipeve si Empoli, Juventus, Pescara dhe Livorno.

[caption id="attachment_703376" align="alignnone" width="738"]ELVIS KABASHI ME EKIPIN E REGGIANA ELVIS KABASHI ME EKIPIN E REGGIANA[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga