Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Lazio skuadër e vështirë, Neuer: Ne synojmë Champions League këtë sezon

Shkruar nga NEWSPORT
Lazio skuadër e vështirë, Neuer: Ne synojmë Champions League

Bayern Munich do të luajë në transfertë ndaj Lazios, sfidë e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Champions League. Synimi kryesor i kampionëve të bundesligës është t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Manuel Neuer është njëri prej lojtarëve që e thotë me zë të lartë se dëshirojnë trofeun e Champions në këtë sezon. Ndër të tjera vlerësoi Lazion si një skuadër të fortë, por gjermanët janë të bindur për vazhdimësinë.

 “Duhet të kujtojmë të gjitha eksperiencat që kemi pasur në Champions League në të kaluarën. Ajo që na dallon nga të tjerët është se ne dimë të rikthehemi te triumfi pas disfatave të rënda. Ne synojmë të fitojmë Champions-in këtë sezon,

 Është sigurisht një skuadër italiane dhe të gjithë dinë të mbrohen shumë mirë, mesfusha është prezente dhe kompakte, do të jenë kompaktë edhe në fazën e sulmit. Kur sheh emrin e skuadrës të krijon idenë e një ekipi të lehtë për t’u përballur, por Bayern ka pasur probleme edhe në të kaluarën kundër skuadrave “më të lehta”.

Nuk do të thosha kurrë se Lazio është një ekip më i vogël, le të mos nënvlerësojmë asnjë nga kundërshtarët tanë. Leverkusen na mësoi se duhet të përqendrohemi vetëm te vetja”, ka deklaruar gardiani gjerman.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga