
Armando Sadiku nuk do të jetë më lojtar i Las Palmas. Mediet në Spanjë bëjnë me dije se sulmuesi shqiptar nuk ka rinovuar kontratën. Siç raporton “udlaspalmas.net”, 12 lojtarëve u ka përfunduar marrëveshja me Las Palmas.
Pjesë e tyre është edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare që tashmë duhet të gjejë tjetër destinacion. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e elbasanasit që në sezonet e fundit ka pasur shumë ulje-ngritje. Me Las Palmas ai u aktivizua në 24 ndeshje, ku shënoi 4 gola.
Poll