Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Largimi i trajnerit të PARTIZANIT, gjithçka e paralajmëruar nga Erion BRAÇE

Shkruar nga NEWSPORT

Franco Lerda prej ditës së djeshme nuk është më ne krye të stolit të Partizanit. Një vendim i presidentit Demi që vjen si pasojë e humbjes në derbi dhe klimës aspak të mirë në grupin e lojtarëve. Kujtojmë se nën urdhrat e Lerdës, shumë lojtarë ishin të pakënaqur duke e shprehur hapur një gjë të tillë, kryesisht si pasojë e sjelljeve brenda grupit. Tensionimi i gjendjes në ekip u vu re edhe në sherrin me Dritan Mehmetin, që u çua drej ekipi B për këtë gjë.

Duket se Erion Braçe e ka parashikuar një shkarkim të Lerdës. Zëvendës kryemisnistri njihet për dashurinë që ndjen për të kuqtë, ndaj nuk kursehet me komentet e tij. Humbja në derbi ka qenë një ndër momentet e shumë komentuara, me Braçen që duket të ketë shkruar se drejtuesit duhet të ndiejnë tifozët që kërkonin largimin e trajnerit. "Kush ka marrë mësim sot, duhet të marrë vendimet nesër", shprehet Braçe mes të tjerash.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga