
Partizani do të përballet me Atletic Club D’Escalades në transfertë për të zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Conference League. Të kuqtë kanë mbërritur pardje në Andorra dhe ditën e sotme do të zhvillojnë ndeshjen në orën 17:00 ku do të synojnë fitoren përballë një skuadre të lehtë në letër.
Partizani kuotohej si favorit nga bastet dy ditë më parë, por me kaosin e krijuar te kundërshtarët ku u larguan trajneri e 8 futbollistë, koeficientët janë ulur akoma më shumë.
Kompanitë e basteve kanë bërë parashikimet e tyre për këtë sfidë dhe ‘Demat’ kuotohen si favorit absolut me koeficientin 1.40, kundrejt 7.00 të kundërshtarëve. Barazimi vlerësohet me koeficientin 4.00. Pavarësisht kësaj, Partizani nuk do të shfokusohet nga qëllimi i vetëm dhe do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin në turin e tretë të Conference League.