
Nikola Stijepovic, mbrojtësi i majtë malazez është lidhur së fundmi me një kthim te Kastrioti. Përpara tre vitesh, lojtari zhvilloi një sezon të mirë me krutanët, ndërsa parashihet kthimi i tij. 27 vjeçari ka zhvilluar karrierën te Sutjeska në vendlindje, ndërsa ka provuar të luajë edhe në Gjerorgji me Torpedo Kutasi.
Pas largimit nga Gjeorgjia, malazezi u kthye në vendlindje me Rudar, për t'u zktivizuar sezonin e fundit sërish me Sutjeskan. Duket se Kastrioti kërkon kthimin e mbrojtësit pas largimeve të shumta të nodhura në skuadër. Kujtojmë se krutanët ia dolën të shpëtojnë në play-off, duke luajtur sërish në Kategorinë Superiore sezonin që vjen.
Poll