Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lamtumirë e heshtur e Iker, fundi i një epoke

Shkruar nga NEWSPORT

Iker Casillas nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë Europian për përfaqësuesen spanjolle. Ai u la në stol nga tekniku Del Bosque duke ia besuar vendin e titullarit në formacion një tjetër ylli në ngritje te Spanja, De Geas. Ndeshja e humbur dje me Italinë ishte e dhimbshme dhe për të.casillas

Gjatë gjithë kohës nuk ishte i qetë në stol duke udhëzuar shokët e skuadrës që të jepinin më të mirën në fushë. Kokëvarur ai u largua nga fusha pas humbjes së ndeshjes, duke konfirmuar nën zë dhe fundin e një epoke.

Dy Europianë me Spanjën 2008 dhe 2012, Botërori në 2010, janë e gjitha një krenari më vete,të arkivuara në karrierën e kapitenit legjendar të Spanjës. Duket se Spanja mbylli një epok dhe Casillas tashmë është pjesë e ‘’veteranëve’’. Do të vazhdojë të luajë te Porto deri në momentin kur gjendja fizike do tia lejojë, ndërsa për te kombëtarja spanjolle tashmë duket i panevojshëm.

Lamtumirë e heshtur, pa polemika, ashtu si i ka hije vetëm një kapiteni.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga