
Lajme aspak të mira vijnë në këto momente për Vllazninë. Sipas Sport nga Bajraktari, sulmuesi Ismael Dunga nuk do jetë më pjesë e ekipit. Gjithçka ka të bëjë me pëfundimin e lejes së qëndrimit në Shqipëri. Problemet me dokumentacionin vijojnë të jenë prezente në Shqipëri, ndërkohë që pritet zyrtarizimi.
Sulmuesi nga Kenya, Dunga e kishte nisur mjaft mirë sezonin, ku në 7 ndeshje në Kategorinë Superiore, ka shënuar 4 gola. Jo vetëm kaq, pasi ka ndihmuar ekipin edhe në mënyra të tjera.
Kujtojmë që Dunga kaloi nga Tirana te Vllaznia në merkaton e verës.
Vllaznia kryeson kampionatin shqiptar me 16 pikë dhe ky ''boom'' vjen pikërisht atëherë kur nuk duhej.
Poll