
Klubi i Burrelit ishte një nga surprizat e Kategorisë së Parë sezonin që lamë pas. Ditën e sotme, “mbretërorët” kanë zyrtarizuar afrimin më të ri të merkatos së verës.
Bëhet fjalë për Endrit Kastratin, i cili është rikthyer në ekipin e tij pas aventurës me Vëllaznimin në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Burreli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“Rikthim me peshë në një epokë të re!
Endrit Kastrati është përforcimi i parë në prapavijë në këtë fillim të një kapitulli të ri për KF Burreli, nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj. Një rikthim që sjell eksperiencë, vendosmëri dhe njohje me fanellën verdheblu.
Mbrojtësi rikthehet në momentin e duhur, kur ekipi po ndërtohet me kujdes për të qenë gati për sfidat e sezonit të ri.
Epoka Nikaj nis me hapa të vendosur, dhe Kastrati është një prej tyre!”, shkruan Burrreli.
View this post on Instagram