Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Rikthim i madh te Partizani? Ish-sulmuesi i jep fund aventurës në Turqi

Shkruar nga NEWSPORT

Jurgen Bardhi u largua verën e shkuar nga Partizani për t’u transferuar tek ekipi turk i Tuzlaspor. 24-vjeçari firmosi kontratë deri në verën e vitit 2023, por duket se dy palët kanë rënë dakord për “divorcin” para kohe.

Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Partizanit ai që ka konfirmuar largimin e tij nga ekipi turk. “Ishte një kënaqësi të isha pjesë e kësaj skuadre. Faleminderit për gjithçka, Tuzlaspor”, shkroi Bardhi në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke konfirmuar kështu largimin e tij nga ekipi turk.

Tashmë, mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar, i cili prioritet ka sërish një transferim jashtë Shqipërisë, por asnjëherë nuk përjashtohet as mundësia e një rikthimi në Superiore me fanellën e Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga