Nuk është ende zyrtare por burime për newsport.al bëjnë të ditur zhvillimet e fundit. Partizani – Skënderbeu do të luhet në “Elbasan Arena” pasditen e të hënës në orën 18:00. Në axhendën e FSHF-së është planifikuar që kryendeshja e kësaj jave të mos luhet në fundjavë.
Tirana ka nisur një proçes mbjellje në stadiumin “Selman Stermasi” e për këtë motiv dyert e këtij impianti do të qëndrojnë të mbyllura në fundjavë. Partizani është refuzuar në mënyrë indirekte nga bardheblutë që kanë gjetur këtë zgjidhje.
Jo vetëm kaq por bashkë me ndeshjen Partizani – Skënderbeu, në Elbasan do të transferohet edhe ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, takim ky i projektuar të luhet ditën e shtunë në orën 17:00.
Mbetet për tu konfirmuar zyrtarisht axhenda e të dy ndeshjeve, por gjasat janë që këto të jenë verdiktet finale.
Bari që ka nisur të mbillet në "Selman Stermasi"
Gjëndja e impiantit në "Selman Stermasi" në kushte pune