Pak minuta më parë klubi i Flamurtarit ka dalë me një deklaratë për shtyp në faqen zyrtare në Facebook, pasi ka mësuar emrin e gjyqtarit në sfidën e sotme kundër Partizanit.
Do të jetë Ziri, arbitri kryesor në takimin Flamurtari-Partizani.
Ziri është gjyqtar i kolegjiumit të Fushë Krujës, që përfshihet në njësinë administrative Durrës dhe si i tillë, klubi i Flamurtarit dyshon se qëllimi kryesor i tij do të jetë, ndihma për rivalët e drejtpërdrejtë, FK Teuta dhe FK Laçi.
Flamurtari, përmes kësaj deklarate për shtyp i bën thirrje FSHF-së të marrë masa për të mos lejuar këtë gjyqtar të përfundojë me sukses punën e nisur në Durrës për ndëshkimin me kartonë të verdhë të lojtarëve të ekipit vlonjat, duke bërë të mundur mungesën e sigurt të tyre në ndeshjen me rëndesi të jashtëzakonshme të javës së ardhshme, kundër Lacit.