
Pas largimit të Nderim Nexhipit, Korabi ka gjetur zëvendësuesin e tij te skuadra e Dinamos. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi dibran bën me dije që Besmir Arifaj do të jetë përforcimi i dytë i skuadrës dibrane. Ai luan si mesfushor ndërkohë që ka një karrierë të pasur në kampionatin shqiptar. 31-vjeçari ka luajtur me Dinamo, Luftëtarin, Flamurtarin, Kastrioti dhe Bylis.
" Është bërë zyrtar sot përforcimi i dytë për Korabin. Besmir Arifaj ka gjetur akordin me klubin dhe ka firmosur një kontratë që e bën futbollist të Korabit për 6 muaj. Arifaj vjen nga klubi i Dinamos në Kategorinë e Parë dhe do të jetë një përforcim me shumë vlera për skuadrën e trajnerit Gerd Haxhiu. Pas afrimit të Veton Shabanit, Arifaj është përforcimi i dytë për dibranët, i cili luan si mesushor. Në ditët në vijim do të bëhet edhe prezantimi i tij me fanellën e Korabit", shkruhet në faqen zyrtare në facebook të Korabit.
[gallery columns="1" size="full" ids="75031"]