
Nuk është bërë ende zyrtare por burime për newsport.al kanë bërë të ditur sot se Tirana më në fund ka vendosur për stadiumin. Në pamundësi për të luajtur në “Elbasan Arena”, bardheblutë mësohet se e kanë ndarë mëndjen për të hapur dyert e stadiumit të tyre. Tirana – Vllaznia do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Selman Stermasi”.
Ky stadium i është nënshtruar një proçesi mbjellje dhe që fusha të jetë e gatshme për të pritur një ndeshje duhet të kalojnë 10 ditë. Tirana nuk ka kohë të presë fundin e këtij proçesi dhe për të shmangur fushën neutrale klubi do të vendosë të luaj në “Selman Stermasi”. Në orët në vazhdim pritet që bardheblutë ta bëjnë zyrtare në faqen e tyre axhendën e kësaj ndeshje.