
Tirana ka bërë një goditje të madhe për sulmin. Bardheblutë kanë zyrtarizuar para pak minutash në faqen e tyre zyrtare ardhjen e sulmuesit Romuald Ntsitsigui. Futbollisti është pjesë e Kombëtares së Gabonit dhe shihet si një përforcim me vlera. Bardheblutë kanë premtuar të tjera goditje në ditët në vazhdim.
“Sulmuesi nga Gaboni Romuald Ntsitsigui ka mbërritur dje në Shqipëri për t’u bashkuar sot pasdite me Tiranën në stërvitje. Futbollisti është parë dhe pëlqyer nga stafi teknik ndërkohë që sot do të zhvilloj seancën e parë stërvitore. Romuald është 25-vjeç, vjen nga kampionati i Gabonit dhe në sezonin e fundit është aktivizuar me skuadrën AS Mangasport. Luan në rolin e sulmuesit dhe është pjesë e Kombëtares së Gabonit me të cilën ka zhvilluar 15 ndeshje. Sot do të kryej një seancë të parë stërvitore, nesër do t’i nënshtrohet analizave mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën që do ta bëj zyrtarisht bardheblu. Në ditët në vazhdim do të afrohen disa lojtarë që janë përzgjedhur, për të plotësuar nevojat që skuadra ka për sezonin e ri”.