Tirana ka vazhduar me zyrtarizimet dhe ka qenë radha e mesfushorit të talentuar për ta bërë një gjë të tillë. Asion Daja ka hedhur firmën në kontratën e re dhe më pas ka bërë fotot e rastit.
"Një tjetër përforcim është bërë zyrtar sot për Tiranën. Asjon Daja ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare sot për bardheblutë. Futbollisti 26-vjeçar prej pak ditësh është bashkuar me skuadrën në stërvitje, ndërkohe që sot ka zyrtarizuar marrëveshjen, që do ta bëjë lojtar të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Daja luan në disa role në mesfushë dhe është një përforcim me vlera për skuadrën bardheblu. Në dy sezonet e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit, ndërkohe që është produkt i shkollës së Dinamos, ku ka luajtur për disa sezone. Daja është prezantuar sot në ambientet e klubit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, për te nisur aventurën e re me skuadrën bardheblu. KF Tirana i uron suksese mesfushorit në aventurën e tij të re", - shkruan klubi kryeqytetas në faqen zyrtare në "facebook", duke njoftuar zyrtarizimin e mesfushorit.