Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Lajmi i fundit/ Tifozët mbajtën stadiumin peng, dorëhiqet presidenti i klubit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Tifozët mbajtën stadiumin peng, dorëhiqet

Kryesia e klubit të Gjilanit, ka dhënë dorëheqje të dielën mbrëma, pas presionit të madh të tifozëve gjilanas, që ditët e fundit kishin uzurpuar edhe lokalet e klubit.

Kryetari i klubit Murat Hoxha u tërhoq të dielën, e para tij të njëjtën e kishte bërë edhe drejtori Agron Korça, raporton KTV.

Dorëheqjen e kishin kërkuar me ngulm tifozeria e klubit “Skifterat”, të cilët këmbëngulnin në ndërrimin e kryesisë sipas tyre me ndikim politik në klub, por edhe hapjen e rrugës për investitorët e ri të klubit. Prej tri ditësh radhazi, tifozët ishin vendosur në ambientet e stadiumit, duke mos lëvizur prej andej deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

Gjilani në muajt e fundit ishte përballë me krizë financiare, duke detyruar disa nga lojtarët të largoheshin nga skuadra.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga