
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Tirana ka reaguar për çështjen e lojtarëve që nuk janë grumbulluar në Turqi me skuadrën. Muzaka, Vucaj, Nika, Papa dhe Mustafa konsiderohen të larguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit.
Njoftim per tifozet dhe mediat
"KF Tirana deshiron te sqaroje ceshtjen e futbollisteve qe nuk kane udhetuar me skuadren drejt Antalyas. Erjon Vucaj, Ansi Nika dhe Enriko Papa kane kerkuar largimin nga skuadra per shkak se nuk kane gjetur hapesira ne formacion dhe kane kerkuar zgjidhjen e kontrateve. Klubi nuk i ka penguar por ka lejuar largimin e tyre duke qene se nuk ishin ne planet teknike per pjesen e dyte te sezonit. Argjend Mustafa nuk eshte grumbulluar me skuadren ne Turqi dhe nuk eshte ne plan gjithashtu per pjesen e dyte te sezonit per shkak te pamundesise se tij fizike. Stafi mjekesor ka ndjekur ecurine e demtimit te tij dhe ka kryer kontrollet e nevojshme qe vertetojne se lojtari nuk mund te jete i gatshem. Kontrata e lidhur me te percakton fundin e marreveshjes nese rekuperimi nuk do te arrihej ne kohe. Gjergji Muzaka eshte lene jashte skuadres per shkak te gjyqit te hapur prej tij ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Situata e plote per kete futbollist do te behet publike pasi te perfundoj gjyqi ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve".
[gallery columns="1" size="full" ids="71641"]