
Policia rrethon stadiumin 48 orë para ndeshjes, policë civilë pranë dy grupimeve tifozerike të kryeqytetit
Dy ditë para ndeshjes së parë që Partizani do të luaj në stadiumin “Selman Stermasi”, policia e Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për të shmangur incidentet. Burime për newsport.al kanë bërë të ditur se që prej pasdites së djeshme, policia e Tiranës ka marrë masa për të rrethuar perimetrin e stadiumit dhe mbajtur atë nën vëzhgim të rreptë.
Një numër i madh punonjësish nga policia janë impenjuar për të monitoruar të gjitha lëvizjet e tifozëve të Tiranës dhe Partizanit për të shmangur të gjithë tentativat për përplasje fizike apo dhe planet për të dëmtuar stadiumin “Selman Stermasi”.