Partizani dhe Tirana janë kthyer në Shqipëri pas fazës përgatitore në Antalia të Turqisë. Dy skuadrat e kryeqytetit janë takuar në aeroportin e Stambollit ku kanë gjetur edhe pak çaste të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Siç duket rivaliteti është vetëm në fushën e blertë, pasi lojtarët jashtë saj janë miq të mirë.
Më pas të dy ekipet kanë udhëtuar veçmas në avionë të ndryshëm, por më pas janë ritakuar sërish në Rinas. Në fotot e mëposhtme të ardhura ekskluzivisht për newsport.al mund të shihni lojtarët e Tiranës dhe Partizanit që ndodhen së bashku duke pritur bagazhet në aeroportin tonë.