Dejan Karan pas një viti eksperiencë në Shqipëri me Tiranën, sot është bërë pjesë zyrtare e skuadrës hungareze Diosgyor. Ai rikthehet në Hungari, por jo në të njëjtën skuadër që ka luajtur një vit më parë. Në sezonet 2013-2015 ai ka qenë pjesë e Kesckemeti, ku ka luajtur si titullar në shumë ndeshje.
“Newsport.al” ka zbuluar se 27-vjeçari i lindur në Novi Pazar kja firmosur kontratë 2-vjeçare me hungarezët. Ai është prezantuar nga drejtuesit e klubit të cilët kanë shprehur dhe fjalët më të mira për të gjatë publikimit për mediat.
“Kam luajtur për një vit në Shqipëri, por e ndjeva të nevojshme që të kthehesha në Hungari dhe tani jam i lumtur që jam këtu. Besoj se skuadra do të jetë më mirë se vitin e shkuar. Do të jap ndihmesën time, jam një lojtar profesionist dhe që nuk dua të flas me fjalë, por duke e treguar veten në fushë” – është shprehura Dejan Karan në intervistën e tij të parë në Hungari.