
Luftëtari po zhvillon një mini-fazë përgatitore në Antalia të Turqisë, ku lojtarët nën drejtimin e Milinkoviç po marrin ngarkesën e duhur për fazën e tretë të Superiores. Ndërsa drejtuesit bluzi po punojnë për merkaton. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi gjirokastrit bën me dije që një mesfushor iranian është bërë pjesë e bluzinjve. Ai quhet Ahmed Reza Zahmatkesh dhe është vetëm 18 vjeç. Klubi i Luftëtarit ka blerë 80 përqind të kartonit të tij, ndërsa ai do të huazohet deri në përfundim të sezonit në Iran.
" Ahmed Reza Zahmatkesh
Mosha: 18
Kombesia: Iran
Eshte afrimi i radhes i klubit Luftetari. Klubi nga ky moment zotron 80% te kartonit te tij dhe sipas marrveshjes ky lojtar do te huazohet ne Iran deri ne perfundim te ketij sezoni !", shkruhej në njoftimin e klubit të Luftëtarit.
[gallery columns="1" size="full" ids="73326"]