Klubi grek i Olympiacos kërkon të përfitojë shërbimet e Lorik Canës. Ish qendërmbrojtësi kuqezi është pa skuadër, dhe në këtë mënyrë ekipi grek kërkon të përfitojë për ta pasur në organikën e tij. Sipas "Sportdog.gr", Cana është pa skuadër dhe palët mund të hyjnë në bisedime për të arritur një akord. Problem i madh mbetet vetëm paga e lartë që kërkon Cana, ku sipas portalit grek shkruhet që 33-vjeçari kërkon 700-800 mijë euro. Nuk dihet nëse Olympiacos është i gatshëm për t'i paguar këtë shumë ish lojtarit kuqezi. Zhvillime të reja priten në orët në vijim.
Poll
