Laçi do të luajë nesër kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të Superiores. Kurbinasit luajnë sfidën e sezonit, pasi tashmë gara për mbijetesë është bërë mjaft e ashpër.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Sinella do të kërkojë fitoren. Megjithatë edhe verilindorët do të tentojnë të njëjtën gjë për të vijuar rrugën drejt titullit kampion. Por një fitore e Laçit kundër verilindorëve do të ndryshonte pozitat në klasifikim.
Një fitore e Skënderbeut do të shkurtonte diferencën e pikëve me Kukësin, me vetëm 1 pikë. Në këtë mënyrë kurbinasit kanë në dorë edhe fatin e kampionëve të Shqipërisë, për t’iu afruar ose jo Kukësit kryesues.