
Kukësi është nisur pak minuta më parë drejt Antalias ku do të zhvillojë mini-fazën përgatitore nga 5 deri më 17 janar.
Skuadra verilindore ka fluturuar drejt Turqisë në orën 20:45.
Trajneri Gjoka ka marrë me vete 23 futbollistë. Siç njoftohet edhe në faqen zyrtare të klubit në internet, Kukësi do të zhvillojë dhe dy miqësore të konfirmuara gjatë qëndrimit në Antalia. Më datë 8 janar, ndaj Istambul Bashakshehirit, ndërsa më 15 janar kundër Nefçi Bakut.
Lista e lojtarëve të Kukësit që udhëtuan drejt Antalias:
Portierë: Enea Koliçi, Ervis Koci, Klevis Hasanbelli.
Mbrojtës: Rraman Hallaçi, Rexhep Memini, Ylli Shameti, Albi Alla, Klaudio Çema, Entonio Pashaj, Eni Imami, Simon Rrumbullaku.
Mesfushorë: Matija Dvornekoviç, Edon Hasani, Besar Musolli, Nijas Lena, Bedri Greca, Kushtrim Lushtaku, Zhan Karioka.
Sulmues: Pero Pejiç, Sindrit Guri, Izair Emini, Lukas Rangel, Fatjon Bytyçi.