Klubi i Luftëtarit ka reaguar për vendimin e Komisionit të Disiplinës, ku lojtari Eri Lamçja është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim. “Bluzinjtë” ndihen të irrituar me këtë fakt, të cilin e kundërshtojnë kategorikisht. Klubi gjirokastrit thekson se do ta apelojë këtë çështje duke e provuar edhe me pamje filmike.
” SKANDAL!!! Tani njoftohemi nga FShF se futbollisti yne Eri Lamcja eshte denuar me gjashte ndeshje pezullim per sulm ndaj kundershtarit. Sulmi ndaj Luftetarit vazhdon. Klubi yne do te apeloje edhe me pamje filmike kete rast per te publikuar faktin e pakundershtueshem se lojtaret tane jane provokuar dhe fyer nga stafi i KF Teuta”, shkruhej në faqen zyrtare të Luftëtarit.
Kujtojmë që ndeshja Luftëtari – Teuta u mbyll mes polemikash me rezultatin 1-1.