Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Kapiteni Kukësit te Partizani për çështje orësh

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është hedhur në sulm për të bërë disa përforcime, ku me sy të lirë shihet mbrojtja si reparti më difektoz i të kuqve. Pikërisht në këtë repart, "demat" kanë kërkuar që të forcojnë krahun e majtë dhe qendrën.

[caption id="attachment_21099" align="alignleft" width="300"]malota Renato Malota[/caption]

Janë kërkuar disa lojtarë që kanë qenë në treg, ndërsa Mici mund të quhet çështje e mbyllur, sepse nuk është i arritshëm për shkak të kontratës. Por, Renato Malota është një tjetër çështje, të cilën të kuqtë duket se e kanë hedhur në dorë.

Burime për "Newsport.al" bëjnë me dije se kapiteni i Kukësit brenda pak orësh pritet që të firmosë te "demat" dhe të bëhet lojtari më i ri i tyre. Ky ambient për lezhjanin nuk është i panjohur, sepse ai ka luajtur më parë me ta. Rikthimi në këtë moment do ta ndihmojë shumë Partizanin, sidomos për ndeshjet që do të pasojnë në Europë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga