
Shkëlzen Gashi do të kthehet në Shqipëri. Vetë sulmuesi kuqezi bën me dije që tashmë do të kthehet në Europë pasi kombëtarja e thërret. Në këtë mënyrë ai do t'i bashkohet kuqezinjve të De Biazit që priten të grumbullohen nga fillimi i javës së ardhshme.
"Skuadra përfaqësuese po më thërret. Gati për t'u rikthyer në Europë tani. Gashi, Shqipëria, Kosova", duke përmendur në shkrimin e tij edhe Kosovën. Shkëlzen Gashi mori një ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës, megjithatë ai i qëndroi besnik kuqezinjve të Shqipërisë. Tashmë ai do të bëhet gati për sfidat e radhës të kombëtares me Marokun dhe Maqedoninë.
[gallery columns="1" size="full" ids="30492"]
Poll