
Hajdin Salihu është lojtari më i ri i klubit Polonia Warsaw. Mbrojtësi 23-vjeçar ka firmosur deri në verën e vitit 2026 me klubin që militon në ligën e dytë polake. “Formula” e kësaj lëvizje përkon me huazimin nga LNZ Cherkasy.
Në sezonin 2021-2022, Salihu ishte pjesë e Laçit në Superiore, duke bërë mirë me kurbinasit. “Liga e Ukrainës ku luajta së fundmi është shumë fizike dhe mendoj është e ngjashme me Poloninë. Ndihem komfort duke luajtur këtë lojë dhe dua ta tregoj në fushë.
Kam luajtur deri tani në liga të huaja, si Kroaci dhe Ukrainë, ndaj edhe ndryshimi i shtëpisë apo vendit tim nuk është një problem për mua. Besoj se do të përshtatem shpejt me Varshavën”, ishin fjalët e para të Hajdinit si lojtari i “Polonia Warsaw”.
View this post on Instagram