
Emanuele Ndoj
Emanuele Ndoj është futbollisti më i ri i ekipit të Ascoli. Pasi mbylli aventurën e tij me Latina Calcio, mesfushori 28-vjeçar ka vendosur që të nisë një të re me ekipin e Serie C, pikërisht Ascoli.
Me këta të fundit, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, por ka opsionin e rinovimin edhe për një vit tjetër. Ndërkohë që vlen të përmendet se Ndoj ka luajtur 6 ndeshje me fanellën e Shqipërisë, duke shënuar edhe një gol.
28-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe të gjatë në futbollin italian, pasi ka luajtur me ekipe të njohura. Ndoj është aktivizuar me Padova, Roma U19, Brescia, Cosenza dhe Catania.
View this post on Instagram
Poll