
Eniss Shabani & Mario Gotze
Eniss Shabani është larguar përfundimisht nga klubi i Mainzit të dytë. Pas një karriere 10-vjeçare që nga akademia e të rinjve në klubin gjerman, mesfushorit shqiptar i ka skaduar kontrata.
22-vjeçari i Shpresave nuk ka rinovuar kontratën dhe pritet të bëhet me ekip të ri. Siç raporton sot “Transfermarkt”, Eniss Shabani me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në kampionatin kroat.
Për mesfushorin shqiptar ka shprehur së fundmi interes skuadra e HNK Vukovar 1991. Në rast të një transferimi në Kroaci, kjo do të ishte aventura e parë e Shabanit jashtë Gjermanisë.
Poll