
Sulmuesi i Kombëtares dhe Rubin Kazan Mirlind Daku ka firmosur kontratë “faraonike” me klubin rus vetëm para disa ditësh. Ai do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset.
Një rritje e konsiderueshme, nëse marrim në referencë pagën e mëparshme, 700 mijë euro. Kjo kuotë është e justifikueshme, marrë në konsiderat impaktin e Dakut me gola. Në marrëveshjen mes lojtarit shqiptar dhe Rubin Kazan, ekziston edhe një klauzolë largimi.
Më tej ceket nga mediat ruse se palët kanë rënë dakord se nëse vjen ofertë 10 milionë euro për bomberin 27-vjeçar, ata janë gati të hapin “portat” e largimit. Kartoni i Dakut sipas “Transfermarkt” është 8 milionë euro. Ai e ka djerësitur fanellëne Shqipërisë në 11 ndeshje, e përkthyer me 1 gol.