Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Foto /Arlind Ajeti firmos për ekipin e trajnerit të madh serb  

Shkruar nga NEWSPORT

Më në fund, zbulohet edhe skuadra e re e Arlind Ajetit. Nuk është ende zyrtare, por, përderisa ka bërë vizitat mjekësore, mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Arlind Ajeti, do të jetë përforcimi i parë i Sinisha Mihajloviçit te Torino.

Ish-futbollisti i Frozinones dhe Bazelit është kapur “mat”, duke kryer vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm në qendrën mjekësore të Torinos. Një lëvizje shumë e rëndësishme për mbrojtësin e Kombëtares, pas paraqitjes shumë të mirë në Europian. Për të ishin në garë shumë skuadra të Serisë A, si Peskara e Bolonja, por edhe skuadra të kampionateve të tjera. Vetë Arlindi e kishte thënë se do të qëndronte në Itali dhe ja ku zbulohet edhe skuadra e tij e re, ku trajner është i mirënjohuri Sinisha Mihajloviç. Detajet e kontratës do  të mësohen në vazhdim.

Ajeti torino

Ajeti në qendrën mjekësore të Torinos

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga