Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Erion Braçe nga krevati me grip akuzon ashpër Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT

Deputeti i Partisë Socialiste njihet nga mbarë sportdashësit si tifoz i Partizanit. Ndjenja e tij për klubin e kuq sa vjen edhe është rritur në sezonet e fundit, ku ka pasur dhe debate të ashpra me tifozët bardheblu apo edhe të tjerë që e kanë ngacmuar për ekipin e zemrës.

BraceSë fundmi, nga krevati, ai përshëndet barazimin e të kuqve kundër Ferencvarosh, por nuk lë pa thumbuar edhe Skënderbeun. I quan "Ndërmarrja e Futbollit të Plepave", duke qenë se ata akomodohen shpesh te kompleksi "Tropikal" në Durrës, që ndodhet në zonën e quajtur "Plepat".

"Super super PARTIZANI!! Rikthehet në "Kupën e Kampionëve" pas 23 vitesh, bën një ndeshje të madhe, luan futboll, shënon, nuk mundet! Kishte kundër; FERENCVAROSH-klubin historik të Hungarisë, të pasur dhe me një përvojë të madhe, 7 LOJTARË TË PËRFAQËSUESEVE EVROPIANE-të gjithë të ardhur nga super forma e Evropianit, PËRVOJEN-ndeshja e parë në Champions pas 23 vitesh e një ekipi të ri, lojtarët e të cilit nuk e kanë luajtur kurrë një ndeshje të tillë. Ky djalë i ri është heroi sot-për golin e parë të Partizanit në Champions pas 23 vitesh dhe të tijin për këtë sezon; për rastin e golit të dytë të humbur, dëshmia e fortë e përvojës që na duhet!

Në anë tjetër; Palca e kuqe e Partizanit, Trashi e Batha, super force fizike, mendore, taktike, sakrificë e shpirt i madh! S'kam ç'them më shumë; DINJITET I KUQ!! Edhe kombëtar! Ndaj meqë i kam dëgjuar sot gjithë ditën, kam një këshillë për Ndërmarrjen e Futbollit të Plepave: Heshtni dhe duartrokisni!

Besoj mësuat sot se ç'është nderi-të luash ndershmërisht! Për korçarët tifozë të Partizanit, respekt; GËZOHUNI!! Vo: ndjesë Guerrils për mosprezencën; temperaturë trupi e lartë, grip vere".

[caption id="attachment_16511" align="aligncenter" width="599"]fili Faksimile e postimit në "instagarm" e deputetit Braçe[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga