Armando Broja ka kaluar dëmtimin dhe ka nisur përgatitjet me skuadrën e Chelsea-it. Lajm fantastik për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili u detyrua të braktiste fazën përgatitore në Amerikë për shkak të një problemi në kavilje.
Gjithçka duket se është lënë pas dhe në këtë mori lajmesh rreth të ardhmes së tij, shtatlarti kuqezi ka nisur përgatitjet bashkë me skuadrën. Trajneri Thomas Tuchel ka lënë të nënkuptohet se e do shqiptarin në skuadër, pavarësisht ofertave të shumta në drejtim të tij.
Pas një sezoni të mrekullueshëm te Southampton në formë huazimi, tashmë Broja ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij te Blutë e Londrës, pse jo të shndërrohet në faktor në Premier League.