Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajm i mirë për sportin shkodran, rikthehet Sport Klub Vllaznia

Shkruar nga NEWSPORT
Lajm i mirë për sportin shkodran, rikthehet Sport Klub Vllaznia

Dy vite më parë Bashkia Shkodër vendosi shkrirjen e Sportklub Vllaznia. Kjo ishte një shoqatë që funksiononte prej vitesh ku ishin mbledhur shumë disiplina sportive në qytetin e Shkodrës. Bashkia e mori atë vendim me idenë që çdo sport të krijonte shoqatën e vet. Por kjo solli mjaft probleme dhe shumë sporte ranë në nivelin e tyre në Shkodër.

Por tani është vendosur që Sportklub Vllaznia të kthehet sërish. “Shkodra Sport” mëson se Bashkia Shkodër kanë nisur punën me specialistë të sportit për t’i mbledhur gjithë disiplinat së bashku në një shoqatë të vetme që do të ketë edhe administrimin e saj. Procedurat do të nisin shumë shpejt gjatë muajit korrik kur mbarojnë edhe kontratat e Bashkisë Shkodër me 15 shoqata sportive.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga