Xhoele Maçoli është një nga lojtarët më të spikatur te Bylisi këtë sezon. Mesfushori i talentuar ka marrë shpesh mbi super edhe përgjegjësitë e skuadrës ballshiote, ku në shumë raste ka pasur edhe rolin e kapitenit në fushën e lojës.
Por fatkeqësisht në fazën më të nxehtë” të kampionëtit dëmtohet dhe do t’i mungojë skuadrës ballshiote për 3 javë. Maçolli mori një dëmtim në nofull në duelin me Tiranën dhe pas ekzpaminimeve u pa e nevojshme të operohet. Në këtë mënyrë koha e rikuperimit do të jetë 3 javë.
Kjo do të jetë një mungesë e madhe për mallakastriotët, të cilët do të luajnë duele të vështira, ndërsa kërkojnë pikët për mbijetesën. Naxhi Shensoi tashmë duhet të bëjë pa shërbimet e tij në takimet e radhës, ndërsa duhet të gjejë edhe zëvendësuesin e tij.
