Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

LAJM I FUNDIT/ Supersfida e Ballkanit drejt shtyrjes, Maqedoni-Kosovë do të luhet me tifozë

Shkruar nga NEWSPORT
LAJM I FUNDIT/ Supersfida e Ballkanit drejt shtyrjes, Maqedoni-Kosovë do

Sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për kualifikimet e Nation League ishte parashikuar për t’u luajtur në 26 mars pa praninë e tifozëve, por së fundmi pritet shtyrja e saj për një datë të dytë. UEFA pas një mbledhje në Nyon vendosi që EURO2020 të shtyhej për vitin tjetër dhe Federatat të kishin mundësi për të mbyllur kampionatet. Me këtë urdhër fiton edhe sfida e Ballkanit e cila mund të shtyhet për një datë tjetër ku të luhet edhe me praninë e tifozëve.

Gazetari sportiv nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibrahimi ka deklaruar pak më parë se ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet më 4 qershor, ku do të jenë të pranishëm dhe tifozët.

“Maqedonia e Veriut-Kosova me 4 qershor, me prani të tifozëve. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor me prani të publikut, kurse finalja është me 9 qershor. Ndeshja duhej të zhvillohej me 26 mars, por u shty për shkak të koronavirusit. Takimi do tē luhet në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi”, shkruan gazetari.

Kujtojmë që më parë Federata e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes për shkak se shumë futbollistë I kishte të  bllokuar në vendet Europiane dhe nuk mund të lëviznin për shkak të Coronavirus.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga