Skuadra e Vllaznisë duket se ka filluar tashmë goditjet e mëdha në merkato. Futbollisti më i ri i shkodranëve është qendërmbrojtësi lezhjan, Ditmar Bicaj, i cili ka firmosur një kontratë 1-vjeçare. Bicaj është firma e dytë te Vllaznia sot pas firmës së Yll Hoxhës.
Bicaj sezonin e shkuar u aktivizua te Partizani, por hapësirat e pakta bënë që futbollisti të largohej nga të kuqtë mes polemikash me ish-trajnerin Agostineli.
Bicaj do të bashkohet në qendër të mbrojtjes me Endri Vapin, duke formuar një dyshe që është shpallur kampion 3 herë me Skënderbeun.
Poll